Zemaj kërkon nga prindërit të kujdesen për fëmijët, që mësimi të mos kthehet nga shtëpia

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga nxënësit që të respektojnë rekomandimet e mësuesve.

Zemaj përmes një postimi në “Facebook” ka kërkuar edhe nga prindërit që të shtojnë kujdesin për fëmijët, pasi mungesa e kujdesit do të sjellë vendimin për mësim nga shtëpia.

“Prindër, shtojeni kujdesin për fëmijët tuaj, ata kanë nevojë të marrin mësim në shkollë, vendi më i mirë për mësim. Mungesa e kujdesit sjell vendimin për mësim nga shtëpia”, tha ai.

Po ashtu ai kërkon edhe nga mësuesit që të respektojnë masat anti-COVID, pasi, sipas tij, mësuesit janë vendimtarë për qëndrimin e sigurt të nxënësve në shkollë.

“Mësues, arsimtarë, profesorë, respektoni masat anti-COVID. Ne kemi besim te ju. Ju jeni vendimtarë për qëndrimin e sigurt të nxënësve në klasë dhe në shkollë. Zbatoni rregullat. Ju ruani nxënësit, veten, familjet tuaja dhe shëndetin publik”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. /Zëri