Bien kërkesat e aplikimit për dokumente, Agjencia e Regjistrimit Civil kthehet në orarin e zakonshëm

Bien kërkesat e aplikimit për dokumente, Agjencia e Regjistrimit Civil kthehet në orarin e zakonshëm

Aktuale May 08, 2024 - 14:17

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se Agjencia e Regjistrimit Civil do të ndërpresë punën me orar të zgjatur nga kjo e mërkurë.

Sipas njoftimit që ka lëshuar kjo ministri, ky vendim është marrë për shkak të rënies së kërkesave për aplikim për dokumente.

“Ky vendim është marr bazuar në procesin e punës të departamenteve përkatëse për rënie të kërkesave për aplikim për dokumente, andaj bazuar në këtë trend është marrë vendim që të punohet vetëm me orar të rregullt”.

“Në Qendrat për Pajisje me Dokumente do të punohet vetëm edhe këtë të shtunë, datë 11.05.2024 dhe do të punohet nga ora 8:00 deri në orën 16:00”.