Ministrja suedeze, me sanduiç në dorë, pret trenin për në shtëpi

Një ministre suedeze është fotografuar teksa priste në stacion trenin për t’u kthyer në shtëpi.

Bëhet fjala për Eloa Johansson, e cila për darkë po konsumonte një sanduiç të blerë në platformën e stacionit të trenit.

Johansson është ministre e Punës në Suedi. Pavarësisht postit që mban, ajo vijon të bëjë një jetë modeste, njësoj si qytetarët e zakonshëm të Suedisë, transmeton shekulli.

Unë jam thjesht një punonjëse: thotë Ministrja Eloa.