Qeveria ndalon blerjen e veturave zyrtare

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që po mbahet sot, ka marrë vendim për të ndaluar blerjen e veturave zyrtare.

Kabineti qeveritar ka votuar pa asnjë votë kundër, propozim-vendimin që obligon të gjitha institucionet të ndalojnë procedurat për blerjen e veturave zyrtare nga ministritë dhe agjencitë, raporton Zëri.info.

Sipas vendimit, Ministria e Brendshme do të bëjë inventarizimin e veturave aktuale të cilat nuk janë në perdorim dhe dhe pastaj në përputhje të nevojave do të shprendahen nëpër institucione./Zëri