Gjakovari i dehur kërcënon me vrasje bashkëshorten e tij
Një burrë është arrestuar të dielën në Gjakovë nën dyshimin se ka kërcënuar me vrasje bashkëshorten e tij.
Policia raporton se i dyshuari nën ndikim të alkoolit ka kanosur verbalisht me vrasje viktimën - bashkëshorten e tij jashtëmartesore.
Bëhet e ditur se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri