Dështon lëshimi i raketës në orbitë, shpërthen në flakë
Përpjekja e parë e kompanisë “Astra Space Inc” për të lëshuar një raketë në orbitë ka dështuar. Prova u krye në stacionin hapësinor të Paqësorit në Alaska. Raketa, rreth 11 metra e gjatë, u ngrit nga toka për rreth 30 sekonda përpara se të rikthehej sërish dhe të shpërthente më pas në flakë.
Pavarësisht dështimit të kësaj tentative, kompania e quajti provën të kënaqshme. “Astra Space Inc” po punon për të krijuar raketa të vogla dhe me kosto më të ulët, të cilat mund të dërgohen në orbitë çdo ditë. Ky ishte fluturimi i parë nga tre të planifikuara për t’u kryer në muajt e ardhshëm.
Në të kaluarën edhe SpaceX, të Elon Musk, iu deshën katër tentative për të gjetur suksesin. Musk reagoi pas dështimit të parë të raketës së “Astra Space Inc”, duke i dhënë “kurajë” teksa i kujtoi edhe dështimet e tij fillestare./A2