Linfieldi rikthehet në shtëpi, bëhet gati për një miqësore me ish-skuadrën e Premierligës

Drita ka njoftuar se ka marrë konfirmim nga UEFA se vendimi për ndeshjen e anuluar të rundit preliminar të Ligës së Kampionëve ndaj Linfield është shtyrë.

Ndeshja ishte paraparë të luhej dje, megjithatë shkaku i dy rasteve pozitive me COVID-19 te skuadra gjilanase, ndeshja është anuluar, raporton "Zeri.info".

Si Drita, ashtu edhe Linfieldi kanë arritur në shtetet e tyre përkatëse.

Ndërkohë, Linfieldi tani ka nisur përgatitjet për t'u përballur me Stoke Cityn në një ndeshje miqësore të shtunën.

Lajmin për këtë ndeshje miqësore e ka konfirmuar vetë klubi nga Irlanda e Veriut. /Zeri.info