Gjendet i vdekur një burrë në Zveçan
Gjatë mesditës të së hënës në fshatin Srbovac të Zveçanit është gjetur një person pa shenja jete.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se ka gjetur trupin e pajetë të viktimës mashkull kosovar. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, theksohet në raport.
Po ashtu është bërë e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore.