Presidentit Thaçi i kërkohet të veprojë për xhandarmërinë serbe në Kamenicë
Kreu i Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes llogarisë në Facebook ka shprehur shqetësimin pas raportimit se sot gjatë ditës disa paramilitarë apo militarë të armatosur serbë, hyn në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë.
Lexo edhe: Xhandarmëria serbe një kilometër brenda Kosovës: Video nga parkingu i një restoranti në Kamenicë
Kastrati thotë se këta ushtarë serbë kanë ardhur në një zonë të frekuentuar nga banorët e të gjitha moshave.
“Provokimi i vazhdueshëm dhe terrorizimi i qytetarëve të kësaj ane, është i papranueshëm. Ky është kërcënim direkt për banorët e Karaçevës dhe për gjithë shtetin tonë”, ka shkruar Kastrati, shkruan "Zëri".
Lexo edhe: Edhe ish-kryetari i Kamenicës publikon foto të xhandarmërisë serbe nga fshati Karaçevë
Kryetari Kastrati ka dhënë lajmin se në lidhje më këtë u ka dërguar shkresë zyrtare Presidentit të Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes e atij të Punëve të Brendshme, që konform kompetencave të tyre të veprojnë në këtë drejtim.
Lexo edhe: Pas raportimit për xhandarmëri serbe brenda Kosovës, Policia e njofton KFOR-in