Nuk ndalen ahengjet, policia ndërhyn në Prizren e Suharekë
Pavarësisht situatës alarmante me pandeminë, kosovarët po vazhdojnë të mblidhen nëpër ahengje.
Policia e Kosovës, të hënën, ka ndërhyrë në dy ahengje, njëri në Prizren dhe tjetri në Suharekë, transmeton “Zeri.info”.
Policia në lidhje me rastin ka njoftuar se ka iniciuar rast ndaj dy personave, të cilët kishin organizuar ahengje në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.
Me vendim të prokurorit, dy rastet shkojnë në procedurë të rregullt. /Zëri