Mosha vetëm numër për Ansi Agollin, realizon eurogol në Amerikë

Ansi Agolli vazhdon të shkëlqejë te skuadra amerikane, New York Cosmos, ku luan që prej më shumë se një vit.

Mbrojtësi i majtë shqiptar ka realizuar një eurogol nga goditja e lirë duke i befasuar të gjithë, shkruan "Zeri.info".

Agolli e shënoi këtë gol fantastik në ndeshjen ndaj New Amsterdamit.

New York Cosmos është skuadër amerikane që garon në ligat e ulëta të futbollit amerikan.

Për më shumë, shikojeni golin e bukur të 37-vjeçarit nnë videon e mëposhtme. /Zeri.info