Albutrint Morina konfirmon largimin nga Llapi
Albutrint Morina e ka mbyllur edhe zyrtarisht aventurën te skuadra e Llapit.
Mesfushori gjakovar nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me klubin llapjan dhe tani është lojtar i lirë.
Morina e ka konfirmuar lajmin për gazetën, duke theksuar se tani është duke i shqyrtuar opsionet tjera për vazhdimin e karrierës.
“Tani edhe zyrtarisht nuk jam më pjesë e Llapit, pasi që kontrata me këtë klub më ka skaduar”, deklaroi Morina për Gazetën Olle.
“Jam duke i shqyrtuar opsionet tjera dhe së shpejti do të vendosi se ku do të vazhojë karrierën”, shtoi Morina.
Mesfushori u transferua te Llapi nga skuadra e Feronikelit, klub me të cilin fitoi të gjithë trofetë e futbollit vendor në edicionin 2019/20.
Morina është produkt i klubit të Vëllaznimit.