Efekti i COVID-19 në Kosovë, bie për 23% numri i regjistrimit të ndërmarrjeve të reja
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë”, kjo për tremujorin e dytë të vitit 2020.
Krahasuar me me tremujorin paraprak ka një rënie prej (-12.03%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak sipas ASK-së ka rënie prej (-23.4%) të ndërmarrjeve të regjistruara përcjell Zeri.info.
Për sa u përket aktiviteteve ekonomike, më të preferuarat gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 488 ndërmarrje të regjistruara (24%); ndërtimtaria me 328 ndërmarrje të regjistruara (16.1%); prodhimi me 309 ndërmarrje të regjistruara (15.2%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 191 ndërmarrje të regjistruara (9.4%); aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 189 ndërmarrje të regjistruara (9.3%), etj.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave prin Komuna e Prishtinës me 551 ndërmarrje të regjistruara (27.1%); Ferizaj me 164 ndërmarrje të regjistruara (8.1%); Prizreni me 153 ndërmarrje të regjistruara (7.5%); Peja me 127 ndërmarrje të regjistruara (6.2%); Gjilani me 110 ndërmarrje të regjistruara (5.4%); dhe Gjakova me 108 ndërmarrje të regjistruara (5.3%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor. /Zëri