Halimi fantastik në fitoren e skuadrës së tij, shpërblehet në 11-shën më të mirë në Ukrainë
Talentë kosovar po tregojnë formë të lartë në kampionatet evropiane, e njëri ndër ta është edhe portieri Betim Halimi i cili mbronë ngjyrat e Olimpik Dontesk.
Ekipi i Halimit në xhiron e 30-të ka marrë një fitore tejet të rëndësishme me rezultat 4:1, ndaj Mariupol.
Në këtë ndeshje portieri kosovar ka bërë një mrekulli duke shpëtuar skuadrën në 6-të raste, dhe kështu u shpërblye si gardiani më i mirë i xhiros së 30-të.
“Sheshi” ju sjell fotografinë e formacionit më të mirë të xhiros së 30-të në Superligën e Ukrainës.