Notat e lojtarëve: Werder Bremen – Heidenheim, kështu u vlerësua Rashica

Werder Bremeni ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë të barazhit për qëndrim në Bundesligë ndaj Heidenheimit, shkruan “Zeri.info”.

Vendasit e dominuan lojën me posedim të topit, por nuk arritën dot të krijonin shumë raste për shënim.

Kështu që takimi u mbyll me shifrat 0:0.

Ndërkohë, në minutën e 87-të vendasit mbetën edhe me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Niklas Moisanderit.

Reprezentuesi kosovar, Milot Rashica, luajti gjatë gjithë takimit.

Ai u vlerësua me notën 7.0 nga “SofaScore”./Zëri