Miriam Cani feston ditëlindjen, Albani bën dedikim special për të

Këngëtarja e njohur shqiptare Miriam Cani, ditën e sotme (30 maj, e shtunë) feston ditëlindjen e saj të 35-të.

Për këtë ditë të veçantë, bashkëshorti i saj, kantautori i mirënjohur Alban Skenderaj, ka bërë një dedikim për gruan e tij.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Gezuar ditelindjen shpirt ëFaleminderit qe i jep ngjyra jetes time ë

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Një gjë të tillë e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku ka ndarë edhe disa fotografi të vjetra të çiftit ku shihen të përqafuar.“Gëzuar ditëlindjen shpirt. Faleminderit që i jep shpirt jetës sime”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Miriami dhe Albani kanë vite që janë të martuar dhe së bashku kanë dy fëmijë, Ameli dhe Duamë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ne dite si kjo ndergjegjesohem dhe refktoj pak me shume se zakonisht dhe eshte me e kthjellet dhe e forte ndjesia se dhuratat me te cmuara e qe me lumturojne me se tepermi jane se pari ne kete foto, jane familjaret e miqte e mi, pastaj jeni ju! Po, ju qe ndoshta nuk ju njoh personalisht por qe ne nje menyre apo tjetren jeni pjese e pa shmangshme dhe patjeter e bukur e jetes time tashme. Ju faleminderit per te gjitha urime dhe mesazhet, videot e dedikimet fantastike. Ju perqafoj shume perzemersisht ë Albani

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Ndërkaq, në mesin e pandemisë coronavirus, familja e tyre kanë qenë të izoluar së bashku, teksa kanë ndarë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.