Rasti i artë që Haaland e humbi për ta dërguar Dortmundin në epërsi kundër Bayernit
Kanë kaluar rreth 20 minuta lojë në sfidën mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut.
Në 'Signal Iduna Park', Dortmundi është nikoqir i kampionit në fuqi të Gjermanisë në klasikën e famshme, shkruan "Zeri.info".
Ndonëse kanë kaluar 20 minuta, ende nuk është shënuar asnjë gol nga skuadrat, pavarësisht disa rasteve.
Rastin më të mirë e kishte Erling Haaland në minutën e parë të ndeshjes, por dështoi ta dërgojë topin në rrjetë.
Ndryshe, kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 28-të në Bundesliga. /Zeri.info