Gazetari i afërt me Tottenhamin mohon interesimin e klubit londinez për Vedat Muriqin

Tottenhami dështoi ta transferojë një sulmues të ri në afatin kalimtar të janarit.

Pas lëndimit dhe mungesës së gjatë të Harry Kane, trajneri Jose Mourinho kishte kërkuar transferimin e një sulmuesi qëndror, shkruan "Zeri.info".

Në 'radarin' e klubit të madh londinez është raportuar se është futbollisti i Kosovës i cili paraqitet te Fenerbahçe, Vedat Muriqi.

Medje së fundmi u raportua se Tottenhami kishte bërë një ofertë prej 4.5 milionë funtesh për sulmuesin prizrenas.

Megjithatë, këto zëra janë mohuar nga gazetari i "FootballLondon", Alasdair Gold në "twitter" në një pytje të një tifozi.

"A ka ndonjë arsye që nuk e ke përmendur Muriqin, pasi ai është një ospion i mirë për rezervist", ishte pyetja e tifozit, derisa ai mori këtë përgjigjje nga Gold:

"Asgjë për këtë".

Ndryshe, për Vedat Muriqin ka shprehur interesim edhe klubi romak, Lazio, si dhe klubi francez, Rennes. /Zeri.info