Vdekja e tifozit të shquar të klubit, Besa e Pejës ngushëllon familjen Morina
Gjatë ditës së sotme u bë e ditur se ka ndërruar jetë njëri prej tifozëve më të shquar të Besës së Pejës, Fatos Morina, i njohur si 'Tosi'.
Për vdekjen e 'Tosit' ka reaguar edhe klubi pejan, shkruan Zëri.info.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Besa e Pejës ka ngushëlluar familjen Morina.
Shkrimi i plotë i Besës:
"Sot ka ndëruar jetë Fatos Morina, një tifozë i flakët i FC Besa dhe një sportdashës i madh i sportit pejan!
Pusho i qetë Fatos.
Ngushllime Familjes Morina, e neve në FC Besa do të na mbetesh në kujtime gjithëmonë!". /Zëri.info