Ylli i Leicesterit shpenzon 50,000 funte për dy qen roje

Ylli i Leicester Cityt, Hamza Choudhury, ka shpenzuar 50,000 funte për të blerë dy qen për sigurinë e tij, transmeton zeri.info

Ai është futbollisti më i fundit milioner që shton sigurinë e tij pas rastit të plaçkitjes së Dele Allit.

Ai ka blerë dy qen nga firma “K9 Chaperone”.

Kjo firmë tashmë i ka shitur qen edhe Raheem Sterlingut, Jesse Lingardit dhe marcus Rashfordit.

Partnerja e Choudhuryt, Olivia Fountain zbuloi fotografitë e qenve në rrjetet sociale./Zëri