Fakte psikologjike të vlefshme për secilin

Ndër vite shkencëtarët kanë zbuluar shumë mistere dhe të meta të trurit e njeriut që janë të fshehura thellë në psiqikën tonë.

Bright Side ju fton në një rrugëtim brenda kokës suaj për të zbuluar se si funksionon vetëdija tuaj, transmeton Zeri.info.

1.         Vazhdimisht i ndryshojmë kujtimet tona

Ne prirem t’i shohim kujtimet tona sikur filma ose video të shkurta. Ato gjenden si në “rafte” brenda trurit tonë, të sigurta dhe të pandryshueshme. Por, del se kujtimet e ngjarjeve të kaluara ndryshojn sa herë që na dalin para syve të mendjes sonë.

 

Përmbajtja e tyre ndryshon si shkak i humbjes së kujtesës dhe nga ngjarje që ndodhin në të kaluarën e afërt. Për shembull, ndoshta nuk iu kujtohen qartë të gjithë njerëzit që kanë marrë pjesë në bashkim familjar disa vjet me parë, por pasi tezja jote nuk mungon asnjëherë në evente të tilla, mendja juaj e fut atë në kujtimet e tua edhe pse ajo nuk ka qenë aty në atë rast të caktuar, përcjellë Zeri.info.

2.         Mund të kemi vetëm një numër të limituar të shokëve

Psikologët dhe sociologët kanë dalë me diçka që e quajtën numri i Dunbar-it, i cili i referohet numrit më të madh të njerëzve me të cilët një person mund të mbajë lidhje të ngusht. Kështu që edhe nëse i keni mijëra shokë dhe shoqe në Facebook, kontakte të mirëfillta mund të kesh vetëm më 50-200 prej tyre.

 

3.         Ndjehemi më të lumtur kur jemi të zënë me punë

Parafytyroni që jeni në aeroport dhe ke për të marrë valixhen tënde. Për 10 minuta arrin të shkosh në zonën e dorëzimit dhe menjëherë e merr valixhen.

Tani, parafytyroni një situate pak me ndryshe. E gjen një rrugë më të shkurt dhe arrin tek zona e dorëzimit për dy minuta. Pastaj pret valixhën të dal nga makineria për 8 minuta.

Në të dy rastet, nuk tu deshtën më shumë se 10 minuta për të marrë valixhën tënde. Sidoqoftë, në skenarin e dytë më siguri u ndjet më të padurueshëm dhe të pakënaqur. Kjo ndodh për arsye se trurit tonë nuk i pëlqen të “rri kot” por të jetë i zënë me punë tërë kohën.

Si dhe për çdo detyrë që përfundojmë me sukses, truri na “shpërblen” me dopaminë, hormonin e lumturisë.

4.         Mund të mësojmë përmendësh vetëm 3-4 gjëra në të njëjten kohë

Studimet tregojnë se truri jonë mund të ruaj jo më shumë se 3-4 informacione njëkohësisht. Për më tepër, këto informata mund të ruhen për vetëm 20-30 sekonda. Pas kësaj kohe, ne do t’i harrojmë, vetëm nëse i rikujtojmë herë pas here.

Për shembull, jeni duke vozitur dhe duke folur në telefon (gjë që nuk duhet ta bësh). Personi me të cilin po flisni jua jep një numër, por pasi nuk mund ta shkruani mundoheni ta mësoni përmendësh. Kështu që ti e përserit numrin pa pushim në mënyrë që ta ruash në memorjen afat-shkurte deri sa ta çkyqesh nga telefoni dhe ta shkruash diku.

Meqë ra fjala, për shkak të faktit që ne e kemi më të lehtë të mbajmë mend 3-4 informata njëkohësisht shpjegon pse shumë gjëra përmbajnë vetëm 3-4 numra apo rreshta. Kjo vlenë për numrat e telefonave dhe kredit kartave e madje edhe për paragrafin që sapo lexuat.

 

5.         Nuk i shohim gjërat ashtu siç janë më të vërtetë

Truri jonë vazhdimisht i proceson të dhënat që merr nga organet ndijore. I analizon pamjet vizuale dhe i interpreton ato në një form që është e kapshme për ne.

Për shembull, arsyeja pse ne jemi në gjendje ta lexojmë një tekst shpejtë është se në fakt ne nuk nuk e lexojm atë. Ne thjeshtë e shikojmë shkronjën e parë dhe të fundit të secilës fjalë dhe instiktivisht i mbushim të tjerat duke u bazuar në eksperiencën tonë të mëhershme.

Siq thuhet: “Nuk ka rëdnësi se si jnaë të ratidhura shkornjat e një flaje përdreisa e para dhe e fudnit janë në vednin e vet.”

A e shihni? Ne i shohim një grmbull shkronjash të përziera dhe i përceptojmë si fjalë të vërteta. Dhe kjo nuk ndodh kur është fjala vetëm për tekste.

6.         Ne e shpenzojmë më shumë se 30% të kohës duke fantazuar

E keni parasysh kur jeni në punë duke lexuar një dokument të rëndësishëm. Pastaj e vëreni që jeni duke e lexuar të njëjtën fjali që tre herë rresht. Në vend që ta analizoj tekstin, mendja ju ka fluturuar diku krejt tjetër.

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë thonë se ne shpenzojmë 30% të ditës duke fantazuar, transmeton Zeri.info.

Nganjëherë (sidomos gjatë udhtimeve të gjata) ëndërrimi me sy hapur na merr deri në 70% të kohës, mirëpo nuk ka asgjë të keqe me këtë. Studimet tregojnë se njerëzit që pëlqejnë të shohin ëndërra me sy hapur janë më kreativ.

Gjithashtu ata janë më të mirë në zgjidhjen e problemeve dhe janë më pak të stresuar.

A të ka shkuar ndonjëherë në mend pse njerëzit çdo herë ndalën të shikojnë një aksident rrugor? Edhe pse spektatorëve nuk u pëlqen pamja ata vazhdojnë të hapin sytë.

Kjo kureshtje nxitet nga truri jonë “i lashtë”- nga një pjesë që është përgjegjëse për mbijetesë. Funksioni i kësaj pjese është që vazhdimisht t’i vëzhgoj rrethanat dhe në të njëjtën kohë parashton dhe u përgjigjet 3 pyetjeve: “A mund ta ha atë? A mund të bëjë seks më atë? A mund të vritem nga ajo?”

Ushqimi, seksi dhe rreziku ende janë gjërat kryesore falë cilave ne mbesim gjallë, andaj nuk mund t’u ikim pos tu kushtojmë vëmendje.

7.         Sa më shumë mundësi zgjedhje që kemi aq më mirë

Si pjesë e  një studimi të fundit, shkencëtarët vendosën dy tavolina në një supermarket. Në tavolinën e parë ata vendosën 6 lloje të marmelatave, kurse në të dyten 24 sosh. Si rezultat, 60% e konsumatorëve provuan marmelatat në tavolinën e parë. Mirëpo, kur erdhi puna që tek blerja - 4 herë më shumë blerje u bën nga tavolina numër 2.

Pse ndodh kjo? Siç e cekëm më herët, truri jonë mund të fokusoet vetëm në 3-4 gjëra në të njëjtën kohë. Rrjedhimisht, është më e lehtë të zgjedhësh kur ke një numër të caktuar të opsionëve (d.m.th. 6 lloje të marmelatës).

Mirëpo prapseprap dëshirojmë shumëllojshmëri. Na pëlqen shumë të   kërkojmë mes një game të gjerë të produkteve – ja përse ka më shumë gjasa që të ndalemi tek tavolina me 24 lloje të marmelatave (edhe pse ne fund të fundit ne prapë e blejmë të njëjtën që e kemi blerë shumë herë më parë).

8.         Shumicën e vendimeve i marrim pa vetëtdije

Do na pëlqente që të gjitha veprimet tona të vinin si rezultat i planifikimit të kujdesshëm por në realitet 60-80% e vendimeve në baza ditore i marrim pa vetëdije. Nuk mendojmë a t’i bëjmë ato veprime, thjeshtë i bëjmë.

Çdo sekond, truri jonë merr miliona të dhëna. Për të parandaluar rraskapitjen, një pjesë e punës dërgohet në subkoshiencë. I fusim çelësat në xhep, ndalim dritat dhe e mbyllim derën e hyrjes automatikisht, pa menduar fare.

E keqja e kësaj është se shpesh na çon tek dyshimi në vete. Në rrethana si kur mbërrijmë në punë dhe papritur fillojmë të brengosemi nëse e kemi hequr hekurin për hekurosje nga prizma apo jo.

9.       Nuk mund të kryejmë shumë punë njëkohësisht

Studimet tregojnë se ne mund të kryejmë vetëm një punë në një kohë. Provo që një në të njëjtën kohë edhe të flasësh edhe të lexosh ose të shkruash një letër dhe të dëgjosh libër audio. Ka shumë të ngjarë që asgjë e mirë të mos dal nga kjo pasi truri jonë nuk mund të fokusohet në dy detyra njëherësh.

Sidoqoftë, ka përjashtime. Nëse aktiviteti i dytë është plotësisht fizik dhe automatik, atëherë ka mundësi të kombinojmë të dy detyrat. Për shembull, mund të flasim në telefon përderisa ecim. Por edhe atëherë ka shumë mundësi që të marrim në thua ose të na humb filli i bisedës./Zeri.info