Dumoshi ngushëllon familjen e Ahmet Brahimajt

Sipas Dumoshit, Ahmeti ka qenë njeriu me të cilin është identifikuar baleti në Kosovë dhe se ai do të jetë i pazëvendësueshëm në kulturën shqiptare.

“Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj, Ahmetit. Ahmeti ka qenë njeriu me të cilin është identifikuar baleti në Kosovë. Kur ka folur dikush për baletin e ka pasur në mendje Ahmetin”, ka shkruar Dumoshi.

Ministrja gjithashtu ka cekur se Brahimaj ishte ndër të parët që kishe formuar Ansamblin e Baletit, në vitet e ‘70-ta, në Kosovë.

“Ahmet Brahimaj është prej njerëzve të parë që është marrë me balet dhe është edukuar në këtë fushë duke qenë prej gjeneratave të para të Baletit të Kosovës. Si një ndër balerinët e parë, ai ka formuar Ansamblin e Baletit në vendin tonë në vitet e ‘70-ta të shekullit 20”, ka thënë ajo.