Policia në kërkim të një vajze, kërcënoi publikisht se do të infektonte të tjerë me koronavirus
Një vajzë teksane përballet me akuza për terrorizëm pas kërcënimit se do të infektonte të tjerë me COVID-19
Policia e Teksasit, në SHBA, është vënë në ndjekje të një vajze 18-vjeçare e cila është shpallur në kërkim për akuzën e “kërcënimit terrorist” pas postimit të një videoje në Snapchat, ku zotohej se do të përhapte koronavirusin në një qendër tregtare të Dallasit.
Sipas Dailymail, vajza në fjalë është Lorejn Maradiaga (Lorraine Maradiaga), e cila ka postuar një video në Snapchat ku thotë se është infektuar me COVID-19.
“Ndodhem këtu në qendrën tregtare, tek Walmart dhe kam ndër mend të infektoj çdo qelbësirë që kam përreth. Nëse vdes unë, edhe ju do të vdisni, ndyrësira”, shprehet ajo në videon e postuar në rrjetin social Snapchat që noa.al jua sjell më poshtë.
Më pas, vajza shfaqet sërish në video duke u kollitur për nga kamera.
Sipas një vendimi të fundit të autoriteteve amerikane, çdo person që ekspozohet qëllimisht dhe infekton të tjerët me koronavirus mund të përballet me akuza për terrorizëm.
Shqetësim përbën aktualisht për policinë, fakti që vajza është zhdukur. /noa.al/