Kërcënoi babain duke i kërkuar para, arrestohet djali nga Prishtina

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, ku i dyshuari ka kërcënuar babain duke i kërkuar para.

Policia në raportin 24 orësh ka theksuar se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kërcënuar babain e tij duke i kërkuar para. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti