Ylli i Real Madridit flirton përmes rrjeteve sociale me volejbollisten e njohur

Ylli i Real Madridit, Reinier Jesus ka flirtuar publikisht me një volejbolliste, transmeton zeri.info

18-vjeçari ka komunikuar përmes rrjetit social “Twitter”, derisa ka kërkuar nga ajo që të kenë bisedë private në “Instagram”.

Jesus e provoi fatin me Laura Vidalin, e cila është volejbolliste.

“Duhet të flasësh spanjollisht”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, ai bëri shaka duke thënë: “Do të flisja edhe kinezisht me ty”./Zëri