Nëse është aq i ngjashëm me SARS i cili u zhduk pa vaksinë, pse COVID-19 është jashtë kontrollit?
Sindromi i rëndë respirator akut SARS kishte filluar në nëntor të vitit 2002 dhe një vit më vonë pothuajse askush nuk foli në lidhje me të. Ai kishte qarkulluar për tetë muaj në 26 vendet, pasi u shfaq në Kinë dhe pasi shkaktoi 8,000 infeksione dhe 800 vdekje. Shumëkush mbeti me përshtypjen se SARS thjesht ishte zhdukur. Dhe tani, përballë pandemisë COVID-19, ata pyesin veten nëse e njëjta gjë mund të ndodh edhe me coronavirusin.
Jo vetëm njerëzit jashtë mjekësisë e bëjnë atë, por edhe epidemiologët e njohur, siç është John Ioannidis, i cili ka kritikuar “masat drakoniane që janë miratuar në shumë vende”, duke i konsideruar ato të tepërta, transmeton Telegrafi.
Epidemiologë të tjerë dolën për të hedhur poshtë teorinë e shkencëtarit të Universitetit Stanford i cili foli për “fiaskon” e coronavirusit të ri.
Marc Lipsitch, një studiues i Harvardit, theksoi: “Një pandemi si kjo nuk shpërndahet më vete, siç sugjeroi Ioannidis”.
Pra, me pjesën më të madhe të botës në distancimin shoqëror ose karantinë, pse nuk ndodh e njëjta gjë me COVID-19?
Mjekët nga Mbretëria e Bashkuar dhe Singapori ranë dakord me perspektivën e tij: “A mundet të përmbahet shpërthimi i COVID-19 me të njëjtat masa si SARS?”
Ata dyshojnë në të, dhe kanë shkruar: “COVID-19 ndryshon nga SARS për sa i përket periudhës së infeksionit, aftësisë transmetuese, ashpërsisë klinike dhe shtrirjes së përhapjes në komunitet”.
Sidoqoftë, nuk ka asnjë plan B.
“Edhe nëse masat tradicionale të shëndetit publik nuk janë në gjendje të përmbajnë plotësisht shpërthimin e COVID-19, ato do të vazhdojnë të jenë efektive në zvogëlimin e incidencës maksimale dhe vdekjeve në të gjithë botën”, theksuan ata.
Së pari, “trajektorja e epidemisë është dukshëm e ndryshme”, kanë shkruar ata.
SARS ishte nën kontroll në korrik të vitin 2003, në një periudhë prej tetë muajsh, dhe megjithëse kishte raste diku tjetër në botë, ato ishin të përqendruara në pesë vende: Kina, Tajvani, Hong Kong, Singapori dhe Kanada. Në të kundërt, në vetëm dy muaj, rastet e COVID-19 ishin shumëfishuar, dhe po vazhdojnë të rriten. Pandemia COVID-19, e cila gjithashtu është me origjinë nga Kina ka kaluar 130 kufij sot.
Shkencëtarët gjithashtu konsideruan se ” kapaciteti i transmetimit të COVID-19 mund të jetë më i madh se ai i SARS”.
Ata jo vetëm që morën parasysh shpejtësinë e virusit të përhapur në përgjithësi në botë: ata matën gjithashtu “nivelet e larta të sulmit” në anijen e lundrimit Diamond Princess: nga 3,700 pasagjerë dhe ekuipazhi, SARS-CoV-2 infektoi më shumë se 700 – Kjo sugjeron transmetueshmëri shumë të lartë.
Gjithashtu “spektri klinik është i ndryshëm”, sipas një raporti zyrtar kinez nga 18 shkurt, deri në 81% të pacientëve kishin simptoma të buta ose të ndërmjetme, e jo pneumoni.
Kjo jo vetëm që nënkupton që shkalla e vdekshmërisë është ndoshta më e vogël se e SARS, kjo gjithashtu do të thotë se “si një sëmundje shumë ngjitëse, madje edhe me një shkallë më të ulët të vdekshmërisë, mund të shkaktojnë shumë më tepër raste, dhe për rrjedhojë përfundimisht më shumë vdekje sesa SARS”.
Në New England Journal of Medicine ( NEJM), ekspertë të tjerë nga Universitetet e Kalifornisë në Los Angeles dhe Princeton, dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit ( NIH ) dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ( CDC ) e SHBA shtuan një faktor më të rëndësishëm të COVID-19, në krahasim me paraardhësit e saj: ky coronavirus mund të mbahet deri në tre orë në ajër, katër në bakër, 24 në karton dhe dy deri në tre ditë në plastikë dhe çelik, i cili lehtëson shpërndarjen e tij.
“Njerëzit mund ta fitojnë atë përmes ajrit dhe pasi të prekin objektet e kontaminuara”.
Në vend të kësaj, virusit SARS “i mungonte kjo aftësi për tu përhapur më shumë në popullatë”, shkroi Mark Schleiss, një specialist i sëmundjes infektive të fëmijërisë në Universitetin e Minesota.
“Ne me të vërtetë kemi nevojë për një vaksinë”, shtoi ai. “Me të vërtetë”.
Deri atëherë, distanca sociale dhe karantina janë masat që do të zvogëlojnë numrin e rasteve dhe do të lejojnë që sistemet shëndetësore të mos shemben dhe të ruajnë aftësinë për të trajtuar pacientët, përfundoi ai.