Pse ekspertët thonë që puthja është “e bukur por e rrezikshme”?
Si pasojë e përhapjes së koronavirusit, ekspertët e konsiderojnë puthjen si “të bukur por të rrezikshme”.
Britanikët janë të brengosur dhe lajmërojnë ndalimin e puthjes në një shenjë dëshpëruese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, raporton “The Sun”, transmeton lajmi.net.
Ekspertët thonë që puthja sociale është “e bukur por e rrezikshme” si pasojë e shfaqjes së COVID-19. Në një mesatare njerëzit e prekin hundën e tyre mes 70 dhe 100 herë në ditë, gjatë puthjeve me njëri-tjetrin, për këtë arsye ndalohet puthja gjatë kohës kur koronavirusi është akoma prezent dhe po përhapet çdo ditë e më shumë.
Rastet e koronavirusit në Britani kanë parë numrin më të mëdha brenda 24 orëve të të infektuarve me COVID-19.
34 rastet e reja përfaqësojnë rritjen më të madhe ditore me virus pasi përhapja e tij duket se po përshpejtohet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Departamenti i Shëndetësisë konfirmoi më shumë se 16.500 njerëz që deri më tani janë testuar.
Më herët sot, profesor Whitty paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar do të pësojë një numër vdekjesh ndërsa shpërthimi zhvillohet.