Nëna e Ritës psikiatre, i del në krah Bebe Rexhës për problemet me shëndetin mendor

Vera Ora i ka dalë në krah Bebe Rexhës pasi ajo ka folur haptas për problemet e saj me shëndetin mendor.

Këngëtarja Bebe Rexha tashmë po flet haptas për jetën me bipolaritetin, çrregullim ky me të cilin ajo po përballet tash e sa kohë dhe po i shkakton depresion të vazhdueshëm.

Bebe ka shkruar një status, ku ndër të tjera thotë se asnjëherë nuk ka dashur të gjykohet ose të etiketohet si ‘e çmendur’, veçanërisht duke qenë grua në këtë botë, pasi ka pasur shumë njerëz që e kanë përdorë këtë kundër saj në mënyra shumë të gabuara.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I felt nervous putting out this cover. I never wanted to be judged or labeled as “crazy.” Especially being a women in this world, I’ve had people use it against me in so many wrong ways. But what I’m learning is this isn’t about me. This is about helping that one boy or girl or man or women or non binary person, not feel so alone when they are going through rough times because of their mental state. There is still a stigma associated with mental illness and mental healthcare and hopefully I can help to make a small change. Story link in my bio. Thank you @selfmagazine

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Ajo ka folur gjërësisht për këtë për revistën ‘Self’, ndërsa në statusin e shkruar ka marrë shumë përkrahje nga fansat dhe njerëzit që e njohin.

E ndër ta është edhe nëna e Rita Orës, Vera, ajo e cila i ka shkruar një mesazh përkrahës.

“Bravo që po e rrit ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe bravo për guximin tënd”, i ka shkruar Vera në koment këngëtares me prejardhje shqiptare.

Vera, nëna e këngëtares me famë botërore, Rita Ora, është me profesion psikiatre dhe profesionin e saj e ushtron në Britani të Madhe, atje ku është shkolluar edhe ku po jeton.

Ajo vazhdimisht po punon për vetëdijësimin për shëndetin mendor dhe përballjen me të, duke i hequr komplekset e duke folur haptas për të.