Tri ndeshjet e radhës të FC Prishtinës deri në përfundim të fazës së dytë

FC Prishtina do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje deri në fund të fazës të dytë të këtij edicioni në Superligën e Kosovës.

Të shtunën, bardhekaltërit e drejtuar nga Armend Dallku do ta zhvillojnë një ndeshje mjaft të vështirë, raporton Zëri.info.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kryeqytet, prishtinasit do të përballen me liderin e Superligës, Ballkanin.

Ndeshja në fjalë do të luhet me fillim nga ora 17:00, dhe padyshim se interesimi do të jetë tepër i madh.

Dy ndeshjet tjera, FC Prishtina do t’i zhvillojë në ‘Fadil Vokrri’, respektivisht në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Pas Ballkanit, skuadra e Dallkut e pret Ferizajn, ndërsa më pas i shkon në Gjilan ish-kampionit të Kosovës, Dritës.

Kur kanë përfunduar 19 xhiro në Superligën e Kosovës, FC Prishtina renditet në vendin e tretë në tabelë me 37 pikë.

Ndërkaq, Ballkani në vendin e parë me 40 pikë, tri më shumë se kryeqytetasit./Zëri.info