Shokuese: Ja çfarë i shkakton pornografia trurit tuaj

Ndonëse pornografia mund të forcojë shtytjen seksuale ose madje të përmirësojë marrëdhënien tuaj, shikimi i saj mund të ketë një ndikim të dëmshëm në shëndet.

Njerëzit që shikojnë rregullisht pornografi mund të jenë duke zvogëluar trurin e tyre, sipas një studimi gjerman.

Zona e trurit, e quajtur stratium, e lidhur me motivimin dhe përgjigjen e shpërblimit, tkurrej në proporcion me shpeshtësinë e shikimit të pornografisë tek një person, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net.

Studimi, i drejtuar nga Dr Simone Kühn, rekrutoi 64 burra të shëndetshëm midis moshës 21 dhe 45 vjeç dhe u bëri atyre pyetje në lidhje me zakonet e tyre të shikimit pornografik.

Pamjet e trurit të tyre u analizuan më pas dhe gjetjet sugjeruan prova midis konsumit të pornografisë dhe zvogëlimit të madhësisë së trurit dhe aktivitetit të trurit.

Ata që shikonin rregullisht shumë pornografi kishin një zonë më të vogël striatum të trurit sesa ata që abstenuan ta bënin një gjë të tillë.