Hap fals i Fenerbahçes në derbi, por Vedat Muriqi shkëlqen dhe vlerësohet me këtë notë

Fenerbahçe e Vedat Muriqit ka bërë një hap fals në luftën për titull.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stamboll, Fenerbahçe është mposhtur me rezultat 1:3 nga Galatasaray, shkruan Zëri.info.

Muriqi luajti 90 minuta në këtë ndeshje, por pa arritur të shënojë ndonjë gol.

Megjithatë, ai e nxjerri penalltinë e shënuar nga Max Kruse në pjesën e parë.

Pas ndeshjes, është publikuar edhe nota e Muriqit në 'WhoScored'.

Nga faqja e mirënjohur, Muriqi është vlerësuar me notën 7.1.

Pavarësisht kësaj, Muriqi nuk ka dështuar ta gjejë golin në ndeshjet e fundit me skuadrën turke./Zëri.info