Fotografitë më të mira nga meçi Fury – Wilder
Tyson Fury ka treguar njërën prej paraqitjeve të tij më të mira në karrierë për t’i dhënë fund sundimit pesë-vjeçar të Deontay Wilderit si kampion i botës në kategorinë e peshave të rënda në WBC, shkruan zeri.info
Britaniku shkatërroi rivalin e tij në një mënyrë që pakkush e kishte pritur pas barazimit në meçin e parë mes tyre në vitin 2018.
{328752}
Ai e rrëzoi përtokë amerikanin në raundin e tretë dhe të pestë.
Ndërkohë, gjatë meçit Wilder u përgjak në vesh dhe në gojë.
Lexo edhe: E çuditshme, tifozët mbesin të tronditur derisa Fury lëpiu gjakun e Wilderit gjatë meçit
Fitorja e Furyt erdhi me nokaut teknik, derisa ekipi i Wilderit hodhi peshqirin dhe britaniku u shpall kampioni i ri i botës.
Këto janë disa prej fotografive më të mira të meçit: