Tyson Fury lëndohet para meçit me Deontay Wilderin
Boksieri Tyson Fury ka konfiruar që ai ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve të tij para meçit me Deontay Wilderin, transmeton zeri.info
Por, britaniku ka thënë se nuk do të ndikojë për meçin ndaj amerikanit
Meçi mes tyre do të zhvillohet më 22 shkurt në Las Vegas.
“Fatkeqësisht kam lënduar të dy këmbët dhe nyjet në stërvitje. Por, nuk do të ndikojë tek unë për meçin sepse kjo ndodhi në fillim të kampit. Ishte një aksident i panevojshëm, por e dini, gjërat ndodhin”, u shpreh ai./Zëri