Po kalon moment të vështirë te klubi shqiptar, shikoni mjeken seksi që po 'ngushëllon' Romeron

Aventura në radhët e Partizanit nuk po shkon në mënyrën më të mirë për mesfushorin Aristoteles Romero.

Kampionët e Shqipërisë të pakënaqur nga forma e venezuelasit, e kanë dërguar këtë të fundit në ekipin B. Megjithatë, 24-vjeçari ndonëse jashtë skuadre, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes duke qenë aktiv në rrjetet sociale.

Ai duket se po “ngushëllohet” në këtë periudhë të vështirë nga partnerja e tij Raulmilar Diaz, shkruan "Panorama Sport". 

Venezuelasja me profesion mjeke, ka tërhequr shumë vëmendje për linjat saj perfekte trupore dhe me sa duket, Romero nuk po e kalon edhe aq keq periudhën jashtë skuadrës.