Në një mënyrë mjaft speciale, Alessandro Florenzi prezantohet te skuadra e re

Alessandro Florenzi edhe zyrtarisht është bërë me skuadër të re.

Ish-kapiteni i Romës është larguar nga 'Giallorossët' për t'u transferuar te Valencia, shkruan Zëri.info.

Mesfushori italian u transferua te klubi spanjoll në formë huazimi për gjashtë muajt e radhës.

Valencia e ka prezantuar Florenzin përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.

Këtë, Valencia e bëri në një mënyrë mjaft speciale, në stilin e serialit të famshëm 'La Casa de Papel'./Zëri.info