Tenistja më seksi në botë ka disa fjalë për gjyqtaren serbe që e ‘çortoi’ Roger Federerin
Bukuroshja serbe, Marijana Veljoviç ishte ‘ylli’ kryesor i ndeshjes Roger Federer – Sandgren.
Në fund të ndeshjes, Federer festoi, por fjalën kryesore e kishte Veljovic, e cila ishte gjyqtare kryesore në këtë takim, shkruan Zëri.info.
Gjatë ndeshjes, ajo kishte disa leksione për tenistin zviceran, të cilin e ndëshkoi edhe për sjellje të papërshtatshme.
“Shkelje të rregullave, vulgaritet verbal, paralajmërim”, i tha ajo Federerit.
Të gjithë ata që e shikuan ndeshjen nga afër, ishin të befasuar me punën e gjyqtares Veljoviç.
Për referimin e saj ka folur edhe njëra prej tenisteve më seksi në botë, Genie Bouchard.
Në rrjetin social ‘Twitter’, ajo ka shkruar: “Gjyqtarja e ndeshjes së Roger ishte shumë e bukur”./Zëri.info