LAJMI I FUNDIT: Bëhen me dije se cilat ishin viktimat që ndërruan jetë së bashku me Kobe Bryant

Bota e sportit është e pikëlluar pas lajmit që Kobe Bryant ka ndërruar jetë në moshën 41 vjeçare.

Bryant, vdiq në një aksident me helikopter privat në Kaliforni në orët e hershme të së dielës (ora lokale), shkruan Zëri.info.

Të gjithë personat që ishin në bord kanë vdekur.

 Bryant njihet si njëri ndër lojtarët më të mirë të basketbollit në histori.

Tani siç raporton 'NBC', janë bërë me dije edhe viktimat që ndodheshin në helikopter.

Pos Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna, aty ndodheshin edhe një bashkëlojtare e Giannas, prindi i saj dhe piloti.

Ndryshe, Kobe ishte 41-vjeçar./Zëri.info