Gjiganti anglez hyn në garë për Piatekun
Manchester United ka hyrë në garë për shërbimet e sulmuesit të Milanit, Krzysztof Piatek, transmeton zeri.info
“Djajtë e kuq” e duan transferimin e sulmuesit polak gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton “Daily Express”.
Lëdnimi i Marcus Rashfordit ka bërë që gjiganti anglez të vihet në kërkim të një sulmuesi.
Emri i Piatekut është në listën e objektivave të Manchester Unitedit, derisa kuqezinjtë janë të hapur për shitjen e 24-vjeçarit.
Piatek ka bërë 19 paraqitje këtë edicion për Milanin, derisa ka realizuar 5 gola dhe 1 asistim./Zëri