Krerët e FFK-së pritën ambasadorin shqiptar, Qemal Minxhozi, bisedohet për krijimin e Kupës Mbarëkombëtare

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë pritur sot në selinë e FFK-së ambasadorin e Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozi.

Gjatë këtij takimi ambasadori Minxhozi përgëzoi krerët e FFK-së për sukseset e arritura deri më tash dhe u shpreh i mahnitur me paraqitjet e Përfaqësuses së Kosovës, duke theksuar se është tifoz i Dardanëve dhe mburret me sukseset e tyre, përcjell Zëri.info.

Ambasadori shqiptar u interesua edhe për situatën në FFK, derisa u bisedua edhe për nismën e dy federatave për krijimin e Kupës Mbarëkombëtare, garë e cila vlerësohet se do të zgjonte interesim të madh te dashamirët e futbollit dhe do të ndikonte në zhvillim edhe më të hovshëm të futbollit në të dyja vendet.

LEXO EDHEEKSKLUZIVE: Kosova dhe Shqipëria synojnë ta organizojnë kupën “Nëna Terezë”, fituesi del në Evropë

Të dyja palët shprehën interesim për të gjetur edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve./Zëri.info