ZYRTARE: Futbollistin që po e kërkon Kosova, shpallet më i miri i vitit në Zvicër

Sonte është duke u mbajtur ceremonia e zgjedhjes së më të mirëve të vitit 2019 në futbollin e Zvicrës.

Protagonist në këtë ceremoni është edhe futbollisti nga Kosova, Andi Zeqiri, raporton Zëri.info.

Sulmuesi i FC Lausanne është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2019 në Ligën e Dytë zvicerane, e njohur si 'Challenge League'.

20-vjeçari është pjesë e Lausannes që prej verës së vitit 2017, ku është transferuar nga Juventusi.

Vetëm këtë edicion në të gjitha garat me Lausannen, Zeqiri ka shënuar 16 dhe ka dhuruar pesë asistime në 21 ndeshje.

Zeqiri është njëri prej futbollistëve më të kërkuar nga Bernard Challandes te Përfaqësuesja e Kosovës./Zëri.info