Zyrtare: Pas largimit nga Vushtrria, Petrit Tahiri bëhet me skuadër të re

Pas largimit nga Vushtrria, Petrit Tahiri është bërë me skuadër të re.

'Gardiani' vushtrrias ka arritur marrëveshje për t'u rikthyer te Vllaznia e Pozheranit, raporton Zëri.info.

Lajmin në fjalë e ka bërë me dije vetë futbollisti përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook'.

Njoftimi i plotë i Tahirit:

"Miqë dhe familjarë përmes këtij postimi dua të ju njoftoi që nga sot jom pjes e KF“Vllaznia (p) ,shpresoi që edhe këtë her që të gjithë së bashku te arrijm ambicjet e klubit KF“Vllaznia .
Tifozërin FORCA e falenderoi për perkrahje te vazhdushme
"./Zëri.info