Bergkamp e zbuloi Van de Beekun në moshën 10-vjeçare, tash futbollisti është fejuar me vajzën e tij

Ylli i Ajaxit, Donny van de Beek raportohet se është shumë afër kalimit te Real Madridi për 47 milionë funte, transmeton zeri.info

Mesfushori holandez ka pasur një rritje të madhe në lojë dhe ishte lojtar kyç në rrugëtimin e Ajaxit drejt gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar.

22-vjeç e ka pranuar se nuk do të mund t’ia kishte dalë pa mentorin e tij, Dennis Bergkamp.

Legjenda e Arsenalit e kishte zbuluar potencialin e Van De Beekut kur ky i fundit ishte vetëm 10-vjeçar.

Bergkamp e ka ndihmuar mesfushorin që të bëhet lojtari që është sot.

Gjatë kësaj kohe, van de Beek ka rënë në dashuri me vajzën e Bergkampit, Estelle dhe tash ata janë njëri prej çifteve më të popullarizuara në Holandë./Zëri