Banorët e Thumanës në Shëngjin: Nuk kemi veshje, ushqim e as ilaçe

Ilaçe për të sëmurët kronikë, veshje, pelena e ushqim për më të vegjlit janë disa prej nevojave që shfaqin shumë prej banorëve të Thumanës të cilët pas tërmetit të 26 nëntorit po qëndrojnë në hotelet në Shëngjin.

Banorët ankohen për selektivitet në shpërndarjen e ndihmave.

Në qendrën shëndetësore të vendosur pranë Resortit ku janë strehuar shume prej personave të mbetur pa strehë nga tërmeti mjekët thonë se kryhen të gjitha vizitat ambulatore ndërsa ilaçet për urgjencat nuk mungojnë.

Bluzat e bardha hezitojnë të flasin sa i përket shpërndarjes së barnave tek të sëmurët kronikë. Rreth pretendimeve të qytetarëve mungon reagimi dhe nga njësia e kujdesit shëndetësor në Lezhë./abcnews.al