Ja kur do të hidhet shorti i Ligës së Evropës

Sot është mbyllur faza e grupeve të Ligës së Evropës, shkruan zeri.info

Shorti për fazën e së gjashtëmbëdhjetës së finales do të hidhet të hënën në orën 13:00.

Club Brugge, Olympiacos, Shakhtar Donetsk, Bayer Leverkusen, Salzburg, Inter, Benifca dhe Ajax do të vijnë nga Liga e Kampionëve (ekipet që janë renditur në vendin e tretë në grupe).

Sevilla, Malmo, Basel, Lask, Celtic, Arsenal, Porto, Espanyol, Gent, Istanbul Basaksehir, Braga dhe Manchester Unitedit janë kualifikuar nga pozita e parë nëpër grupet e tyre.

Ndërkohë, nga vendet e dyta janë kualifikuar Apoel, Kopenhagen, Getafe, Sporting, Cluj, Eintracht Frankfurt, Rangers, Ludogorets, Wolfsburg, Roma, Wolverhampton dhe AZ Alkmaar./Zëri