Hallakama në Federatën e Futbollit të Kosovës, vjen edhe reagimi i ashpër nga 'Bufi'
Situata në Federatën e Futbollit të Kosovës është më e tensionuar se kurrë më parë.
Protagonist i gjithë kësaj është ish-zëvendës/sekretari Arianit Ahmeti i cili synon postin e të parit të shtëpisë më të madhe të futbollit kosovar, raporton Zëri.info.
Madje, sipas Ahmetit, kuvendi zgjedhor i FFK-së duhet të mbahet më 15 janar të vitit 2020, pasi kryetari aktual Agim Ademi ka mandat vazhdues të legjendës Fadil Vokrri.
Kjo çështje ka shtyrë që shumë figura të sportit e më gjerë të reagojnë ashpër, pasi që sipas tyre një gjë e tillë mund të ndikojë keq te Përfaqësuesja e Kosovës.
Së fundmi, edhe aktori i mirënjohur kosovar Fatmir Spahiu, i njohur si ‘Bufi’ ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’.
Sipas Spahiut, dikush do të jetë ‘figura më e urryer’ e vendit tone si pasojë e krejt kësaj ‘hallakamë’.
Shkrimi i plotë nga Fatmir Spahiu:
“Cilido individ nga federata, politika etj, e bene ndonje marrezi qe qon drejt suspendimit ose sanksionimit te Kosoves ne rrugetimin e saj drejt europianit. Pa dyshim se do te jete figura ma e urryer e dekades ne vendin tone”./Zëri.info