Grabitet një barnatore në Prishtinë, hajni në arrati

Të dielën në një barnatore në Prishtinë, një person i panjohur ka grabitur para

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Prishtinë, ku punonjësja e barnatores ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar, një person i panjohur, i maskuar dhe i armatosur, ka arritur të grabisë para të gatshme.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

Ndërkaq nuk raportohet për të arrestuar.