Hajnat thyejnë zyrat e AGK-së, marrin pajisjet teknologjike

Disa persona sot kanë thyer zyrën e Asocacionit të Gazetarëve të Kosovës në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Klan Kosova merr vesh se hajnat kanë grabitur disa pajisje teknologjike përfshirë aparatin fotografik, llaptop dhe televizorin, njofton Klan Kosova.

Për këtë është informuar edhe policia që ka dalë në vendin e ngjarjes.