Mustafa tregon se çfarë biseduan rreth postit të presidentit me Kurtin

Pas takimit me kandidatin  e Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër të Republikës së Kosovës , Albin Kurti, para medieve ka folur  edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai tha se në takimin me Kurtin nuk kanë biseduar për postin e presidentin dhe për ndarjen e ministrive, sipas Mustafës kjo temë do të bisedohet pas certifikimit të rezultateve.

“Ne kishim një takim me zotin Kurti para certifikimi të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, vlerësuam procesin e harmonizimit të programit qeverisës që është bërë në këtë kohë nga dy grupet punuese politike LVV dhe LDK dhe erdhëm në përfundim se ka arritur shumë shpejt sepse ka përkrah shumë fusha, arsim zhvillim, politika social, ligjore, organizim në aspektin e numrit të qeverive, dhe pas certifikimit të rezultateve të ulmi të merrmi veshë për qeverinë e ardhshme ndërmjet dy partive”, tha Mustafa.

Ai tha se në këtë takim  nuk kanë biseduar për poste e as për ministri konkrete, kemi biseduar vetëm për atë se këto dy parti do të merren veshë për koalicionin qeverisës për të gjitha pozitat që do të sfidohemi gjatë 4 viteve të ardhshme.