Pas shkarkimit të Pochettinos, Mourinho merr drejtimin e Tottenhamit?

Jose Mourinho është një kandidat serioz për ta zëvendësuar Mauricio Pochettinon te Tottenhami, raporton “Sky Sports”, transmeton zeri.info

Pochettino u shkarkua sot nga pozita e trajnerit të klubit londinez pas fillimit të dobët të edicionit.

Mourinho është i papunë që prej dhjetorit të vitit të kaluar pas largimit nga Manchester Unitedi.

Ndërkohë, më herët ishte përmendur edhe emri i trajnerit të Leipzigut, Julian Nagelsmann, por nuk pritet që klube gjerman të lëshojë atë./Zëri