Legjenda angleze reagon pas shkarkimit të Pochettinos, thotë se Tottenhami nuk mund të gjejë më të mirë se ai

Tottenhami e ka shkarkuar nga detyra trajnerin Mauricio Pochettino, transmeton zeri.info

Ai e drejtoi Tottenhamin drejt katërshes së parë në Premierligë në katër prej pesë edicioneve në krye të ekipit, derisa gjithashtu e dërgoi në finale të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar, shkruan “Sky Sports”.

Sidoqoftë, forma e dobët këtë edicion ka bërë që klubi londinez ta shkarkojë atë nga pozita e trajnerit.

Pas shkarkimit të Pochettinos ka reaguar edhe legjenda angleze, Gary Lineker.

“Ai e ndihmoi klubin që të rris masivisht peshën e tyre gjatë viteve. Paçi fat me gjetjen e një zëvendësuesi më të mirë ... nuk do të ndodhë”, ka shkruar ai në “Twitter”./Zëri